Sekuestrimi 5 mln euro/ Ku i investonin milionat shqiptarët e arrestuar, ja pasuria që iu bllokua

Sep 6, 2018 | 12:17
SHPËRNDAJE

Pas lajmit per arrestimin e dy shqiptareve, pjese e nje grupi kriminal qe merrej me trafik droge nga vendet e Amerikes Latine drejt Evropes, dalin detaje lidhur me gjithe asetet dhe pasurine qe iu sekuestrua.

foto ilustruese
foto ilustruese

Policia ka bere me dije se “Nga kryerja e veprimeve hetimore u ngritën dyshime të arsyeshme se këta shtetas, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve”.

Sipas policise, konkretisht investimin e kane bërë në disa qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë.

Gjate gjithe kesaj periudhe, oficeret e Policise Kriminale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kane kryer veprime intensive proceduriale, duke perdorur metoda speciale te hetimit dhe pasije speciale per grumbullimin e provave materiale.

Cfare u sekuestrua

Ne perfundim te veprimeve hetimore te kryera ne terren, u siguruan prova të pa kontestushme dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Sot, oficeret e Task Forces Speciale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranë :

• 3 bankave të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh.

• Kuotat dhe aksionet e 1 shoqerie tregtare me aktivitet ne fushen e ndertimit.

• 1 Njesie Banimi në pallat

• 8 apartamente, me nje siperfaqe ndertimi 905 metro katror.

• 2 njesi tregtare (dyqane) me nje siperfaqe prej 280.4 metro katrore.

• 4 garazhde ne total siperfaqe 60 metro katror.

• 3 automjete te tipeve dhe llojeve te ndryshme.

Shuma e aseteve te sekuestruara ne kuader te operacionit, e perllogaritur me çmimin e tregut, kap vleren prej 5 milion Eurosh.

Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe agjencite ligj zbatuese amerikane dhe spanjolle, po vijojne veprimet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal si dhe për pasuri të tjera, të luajtshme apo të paluajtshme, llogari bankare, të dyshuara me prejardhje kriminale ne shtete te ndryshme ku eshte zhvilluar ky aktivitet kriminal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura