“Seksin e kam shijuar pas martese”, ish-zv/ministrja flet pa dorashka dhe tregon detaje intime: Kur më erdhi cikli menstrual …

Dec 2, 2020 | 11:44
SHPËRNDAJE

Ish zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka folur hapur për tema në Shqipëri konsiderohen ende tabu.

Gjatë një intervistë së fundmi, ish-deputetja rrëfeu detaje intime për jetën personale, që nga momenti kur i erdhi cikli menstrual dhe seksi në shtrat me bashkëshortin.

Nora Malaj u shpreh, se në periudhën kur i erdhën menstruacionet kishte shumë pak informacione për periodat dhe mendonte se nëse do qëndronte afër meshkujve do mbetej shtatzënë.

“Kur më erdhi cikli menstrual, që nga ai moment distancohesha me djemtë se kisha dëgjuar që pot ë rrinte ai djali afër meje do të ngelesha shtatzënë. Tmerri ishte i madh, shkoj në shtëpi po mami kishte kulturë mjekësore e pati më të thjeshtë dhe më jep një libër të ’64 për vajzat. Fillova të kuptoj çfarë ndodh dhe u çlirova,”- tha ajo, e ftuar në “ABC-ja e Pasdites”.

Ish-deputetja e LSI, foli edhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale për herë të parë, duke thënë se është “dramatike”, sidomos në rastet kur as mashkulli dhe as femra nuk ka bërë seks më parë.

“Hera e parë është dramatike. Pastaj fillon dhe mësohesh, kupton se të të dyja palët janë. Nëse mashkulli është i virgjër dhe e humbet po në atë moment me femrën është një dramë e vërtetë. Duhet ta mirëkuptojnë njëri-tjetrin, këtu futet dashuria që vendos nëse do vazhdojë raportoi apo do i japin fund lidhjes,”– u shpreh Nora Malaj.

Ndërsa në studio u drejtua pyetja se kur u ka shijuar më shumë seksi, ish-deputetja u përgjigj: “Do marrësh një përgjigje si teta Ollga: Që në fejesë jo dhe aq po në martesë kam bërë namin. Isha fejuar me tim shoq dhe mendoja se në momentin që u fejova im atë dhe ime më nuk bënin asgjë më. Shkoj tek shtëpia e tyre një ditë dhe futem brenda. U fejova e re dhe ata ishin 45 me 50 e ca. Im shoq hap sytë dhe më thotë: “Çfarë po bën? Si hyre ashtu?  Po sikur ata të jenë duke e bërë”, iu ktheva: “Ore je në vete ti”. Aq më fyeu, mu duk sikur më uli vlerën e prindërve. Ai më tha: “E kuptova që ishe një qype e vërtetë dhe duhet të merrja për dore për të mësuar disa gjëra’.”

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura