“Seksi jonë u nxit epshi i pamasë”, historia e tyre nisi si lidhje jashtëmartesore, njihuni me çiftin që hoqën dorë nga kryerja e marrëdhënieve seksuale: Vetëm kujtojmë…

Jan 24, 2020 | 16:39
SHPËRNDAJE

Një çift ka rrëfyer për The Guardian historinë e nisjes së lidhjes së tyre, duke theksuar se gjithçka u nxit nga epshi për njëri-tjetrin.

Jeta e tyre seksuale ishte e bukur derisa çifti vendosi të mos kryente më marrëdhënie seksuale.

Rrëfimi i plotë:

Marrëdhënia jonë filloi si një lidhje jashtëmartesore. Por nuk ishte tradhtia e parë për asnjërin prej nesh dhe nuk do ishte as e fundit.

Ajo që filloi si një nxitje nga epshi, u zhvillua dhe u thellua ndërsa kuptuam se kishim gjetur tek njëri-tjetri dashurinë.

Pas tre vitesh ishim burrë e grua, ne mund të kënaqeshim me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, ditë ose natë.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale nxitej nga dashuria dhe epshi i pamasë i dyanshëm, si edhe ishte i shpeshtë e spontan.

Dhe kështu vazhdoi ndërsa vitet kalonin. Ndërsa u afruam tek mosha 80-vjeç, na ikur dëshira dhe spontaniteti për të bërë seks.

Pavarësisht pirjes së pilulave kjo solli siklet fizik për shkak të konsumit të pashmangshëm, gjë që e bëri seksin të vështirë dhe që nuk na sillte më kënaqësi e relaks.

Dëshira për t’i dhënë njëri-tjetrit përvojën e fundit të këndshme, u zëvendësua nga dëshira për të mos shkaktuar dhimbje.

Ishte si një mini-varrosje kur më në fund ramë dakord të dy se kishte ardhur koha për të ndaluar krejt.

Tani na mbetet vetëm të kujtojmë sesa emocionuese, e bukur dhe kuptimplotë ishte ana seksuale e martesës sonë, për kaq shumë vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura