Seks me studentin, mësueja e re nuk lejohet të japë mësim në asnjë shkollë!

Feb 25, 2015 | 11:13
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një mësuese e re është përjashtuar gjithmonë nga dhënia e mësimit, pas u lidh me një nxënës në një ndër shkollat më të mira britanikne.

Ruth Vaughan, ishte 24 vjeçe në atë kohë kur në fillim u puth me nxënësin dhe më pas shkëmbyen numrat për të filluar një lidhje më “të thellë”.

Gazeta “Daily Mail” tregon se mësuesja nuk i jepte mësim djalit, por me të ishte njohur teksa mësuesja ndihmonte në një shkollë ushtarake ku mësonte edhe 18 vjeçari i njohur si “Student A”.

Ai ka deklaruar në gjykatë se me Vaughan ka filluar të kryejë marrëdhënie në qershor të 2013-tës.

Megjithatë Vaughan, e kualifikuar në dizajn dhe teknologji tregon se ka filluar mësim në këtë shkollë në shtator 2012,  dhe ka insistuar se ajo nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me “Student A” deri në javën e tij të dytë të universitetit.

Mësueja, e cila dha dëshminë nëpërmjet një videolink nga Arabia Saudite ku ajo jeton tani, e pranoi se marrëdhënia ishte e papërshtatshme edhe pse i riu kishte lënë shkollën, dhe shprehu keqardhjen për veprimet e saj.

Por ajo u gjet fajtore për sjellje të papranueshme profesionale dhe u ndalua për një kohë të pacaktuar të japë mësim në çdo shkollë private dhe shtetërore në Angli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura