Seks me një 15-vjeçare, arrestohet futbollisti i kombëtares angleze, Adam Johnson (FOTO)

Mar 2, 2015 | 19:13
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Futbollisti anglez Adam Johnson është arrestuar me dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare, raporton BBC.

Adam Johnson

Policia në Durham tha se 27-vjeçari u arrestua me dyshimin për aktivitet seksual me një vajzë nën 16 vjeç dhe mbeti në arrest policor.

Ekipi i Sunderland AFC tha se ishte në pritje të rezultatit të hetimeve të policisë, për të vendosur më pas mbi fatin e lojtarit në rradhët e tij.

Adam Johnson

Lajmet e arrestimit të një futbollisti të “Premier League” ishin publikuar më herët në gazetën “The Sun”.

Futbollisti ka luajtur 12 herë për kombëtaren angleze.

Johnson u arrestua në mëngjes, në rezidencën që ndan me të dashurën Stacey Flounders. Çifti ka sëbashku një vajzë vetëm 7-javëshe, Ayla Sofia-n.

Futbollisti me të dashurën Stacey Flounders

Arrestimi i Johnson ka shokuar jo vetëm banorët e Sunderland-it, por edhe autoritetet e zonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura