“Sekreti i jetëgjatësisë është të mos vdesësh”- Pas vdekjes së burrit më të vjetër në botë, zbulohet kush do e zëvendësoje: Nuk jam i kënaqur, do të thotë se …

Feb 27, 2020 | 15:11
SHPËRNDAJE

Një ish mësues dhe inxhinier nga Hampshire do të zëvendësoje japonezin, Chitetsu Watanabe si burri më i vjetër në botë, pas vdekjes së tij katër ditë më parë në moshën 112-vjeçare.

Rekordin e ri pritet ta mbajë 111-vjeçari Bob Weighton, i cili lindi në 29 mars të vitit 1908.

Chitetsu Watanabe u nda nga jeta të dielën vetëm 11 ditë pasi mori certifikatën nga Rekordet Botërore Gines si burri më i vjetër në botë.

“Nuk ndihem e kënaqur sepse do të thotë që dikush tjetër ka vdekur,”- u shpreh Weighton nga Alton.

Ndërsa një zëdhënës i Gines u shpreh se po bëhen hetime se kush do e marrë titullin.

Ndërsa informacionet do jepen menjëherë pas konfirmimit të mbajtësit të ardhshëm të rekordit.

“Unë thjesht e pranoj këtë si fakt. Nuk është diçka që e kam menduar apo dashur ndonjëherë. Është vetëm një fakt i jetës,” u shpreh 111-vjeçari.

Ai dikur është shpallur burri më i vjetër në Angli dhe tani është personi më i vjetër në Britani.

“Nuk kam bërë asgjë për të merituar apo arritur këtë moshë. Unë jam vetëm një nga njerëzit me fat,”- tha Watanabe .

Ndërsa shtoi se paratë nuk kanë qenë kurrë të rëndësishme për të, duke shtuar: “Mendoj se e qeshura është jashtëzakonisht e rëndësishme. Shumica e telasheve në botë janë shkaktuar nga njerëzit që e marrin veten shumë seriozisht.”

Ai tha se sekreti i jetëgjatësisë së tij ishte “të mos vdiste”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura