Sekretet që një femër të hapë biznes

Nov 6, 2015 | 9:30
SHPËRNDAJE

Dëshironi të filloni një biznes tuajin? Këtu do të gjeni disa këshilla të vlefshme për të pasur sukses.

biznesmene
1. Përqendrohuni te qëllimet tuaja dhe mos e kini mendjen se çfarë bëjnë bizneset e tjera. Është e pamundur të ofroni gjithçka për të gjithë. Mos shpenzoni shumë në faqet online që në fillim. Në fillim, niseni si p.sh. me katering apo masazhe apo kurse në shtëpi etj.

2. Do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme, me të cilat do të jetoni gjithë kohës. Duke ditur që keni bërë maksimumin, do të ndiheni më mirë.

3. Rrethohuni me pjesëtarë të familjes, miq dhe mbështetës. Ata do të jenë gjatë gjithë kohës me ju, dhe do t’ju ndihmojnë në këtë sipërmarrje, ashtu sikurse edhe në çastet e vështira.

4. Kini një strategji të saktë. Sigurohuni të keni kohë të mjaftueshme për të punuar. Pa pasur një strategji, biznesi humb drejtimin dhe përqendrimin. Ju mund të keni avantazh në lidhje me mundësitë e mëdha që mund të hasni, nëse do të keni përreth një staf të fortë dhe kompetent.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura