Sekretet e qeverive në marrëveshjet për dozat anti-Covid/ Kontratat miliardëshe u japin prodhuesve të vaksinave…

Apr 17, 2021 | 14:21
SHPËRNDAJE

 

Kontrata multimiliardëshe u japin prodhuesve të vaksinave kundër COVID-19 mburoja të përgjegjësisë, pronësinë e patentave dhe lirinë për përzgjedhjen e datave të dorëzimit dhe çmimet. Por mbi të gjitha u jepet premtimi që ato s’do të bëhen publike.

sek

Kur shtetet anëtare të Parlamentit Evropian u ulën në fillim të vitit për të lexuar kontratën e parë publike për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit, panë se kishte shumë mungesa në të.

Çmimi për dozë? E redaktuar. Skema e dorëzimit? E redaktuar. Paradhënia? E redaktuar?

Dhe kjo kontratë, mes kompanisë gjermane farmaceutike “CureVac” dhe Bashkimit Evropian, konsiderohet ndër më transparentet në botë.

Qeveritë kanë derdhur miliarda dollarë në ndihmën e kompanive për zhvillim vaksinash dhe po derdhin miliarda për blerjen e tyre. Por detajet e tyre mbesin tejet sekrete, me qeveritë dhe organizatat shëndetësore që pranojnë kërkesat e kompanive prodhuese për ruajtjen e sekretit.

Vetëm disa javë pasi të nisë kampanja e vaksinimit, sekreti nis të zbulohet por me vështirësi. Këto janë detajet kyçe të kontratave, të cilat i ka mësuar “NYTimes”.

Qeveritë ndihmojnë prodhimin e vaksinave

Zhvillimi i vaksinave është aventurë e rrezikshme. Kompanitë rrallë investojnë në prodhim derisa të sigurohen që vaksinat janë efektive dhe do të marrin miratimin e qeverive. Prandaj merr kohë e gjatë për zhvillimin e tyre. Për ta lehtësuar këtë proces, qeveritë – Amerika e Evropa – dhe organizata jofitimprurëse kanë ndihmuar vetë duke marrë përsipër rrezikun. Për shembull, SHBA-ja ka ndihmuar me 1.6 miliardë dollarë për një fabrikë në Maryland.

 Kompanitë mbajnë patentat

Pavarësisht investimeve të jashtëzakonshme të shteteve, kompanitë e vaksinave mbajnë marrin pronësinë e patentave. Kjo nënkupton, se ato do të vendosin se si dhe ku do të prodhohet vaksina dhe sa do të kushtojnë.

Çmimet mund të lëvizin

Një nga çështjet kyçe në kontrata për vaksina është çmimi për dozë. Zakonisht ky është detaj që nuk zbulohet në asnjë kontratë publike. Kompanitë e konsiderojnë sekret tregtar. Disa prej tyre përfshijnë klauzola që ua mundëson suspendimin e shitjeve nëse shtetet zbulojnë çmimet. Duke insistuar që çmimi të mbetet sekret, prodhuesit e vaksinave nuk ia mundësojnë shteteve të tjera të dinë sa ka paguar një shtet i caktuar për vaksinë.

Donacionet dhe rishitjet janë të ndaluara

Organizatat shëndetësore kanë kërkuar nga shtetet e pasura që të dhurojnë apo shesin vaksina për shtetet më të varfra. Por kontratat mund t’ua ndalojnë blerësve mundësinë e eksportimit të vaksinave.

Vaksinat arrijnë kur të arrijnë

Koha e arritjes konsiderohet informacioni primar për qeveritë. Megjithatë ato janë informacione që i di vetëm pronari. Andaj s’mund të merren masa ndaj kompanive nëse vaksinat vonohen.

 Disa qeveri po përfitojnë

Më herët gjatë pandemisë, Banka Evropiane për Investime, degë e Bashkimit Evropian, i dha hua “BioNTechut” 100 milionë dollarë për prodhim të vaksinës. Si interes, banka evropiane do të marrë 25 milionë dollarë përfitim.

Kompanitë mbrohen

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompanitë mbrohen nga çdo përgjegjësi nëse vaksinat e tyre nuk funksionojnë apo shkaktojnë efekte serioze anësore. Njerëzit s’mund të padisin kompanitë në asnjë mënyrë.

Në Kosovë të premten rrodhën dokumente të negocimit të kontratës mes Qeverisë dhe kompanisë “Pfizer”. Qeveria që prokuroria të nisë hetimet, e kjo nisi punën të shtunën duke thënë se s’do të hetojë mediat që i publikuan, personat zyrtarë për “zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Deri tash në vend kanë ardhur vetëm 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit COVAX. /Koha.net/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura