Sekretet brenda klinikës/ Mjeku personal: Enver Hoxha nuk e pëlqente Isuf Kalon, e quante…

Dec 16, 2017 | 15:04
SHPËRNDAJE

Hektor Peçi, mjeku personal i diktatorit Hoxha, gjate intervistes e tij ne “Panorama”, zbulon detaje dhe sekrete nga jeta brenda klinikes se ish-udheheqesit komunist, duke u ndalur gjate te menyra se si i ngjiti shkallet e karrieres, mjeku Isuf Kalo.

enveri (1)

Ai tregon se si pas vdekjes së Enver Hoxhës, duke abuzuar me emrin e tij, Isuf Kalo trokiste në çdo ministri dhe kërkonte favore për emërime të larta duke përdorur klishenë “me urdhër nga lart”, ndërkohë që nuk kishte asnjë urdhër për ato që ai kërkonte

Madje, ai thekson se as vete Enver Hoxha nuk e vleresonte Kalon.

“Ashtu siç e shpjegon Sokoli edhe në librin e Lilianës. Si Sokoli, dhe Enver Hoxha nuk e pëlqenin Isuf Kalon. Enveri, madje, ka pasur çudi se si shkoi ai në klinikën e udhëheqjes, e ka cilësuar si njeri të përkëdhelur. Këto i ka thënë dhe Liliana”- thote mjeku Peçi gjate intervistes ne “Panorama”.

AFRIM IMAJ/ PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura