Sekretari i NATO-s: Investoni më shumë në mbrojtje. Nishani: Mbështesim çdo iniciativë të Aleancës

Apr 28, 2016 | 14:08
SHPËRNDAJE

Kreu u shtetit, Bujar Nishani gjatë një konferencë për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të  NATO-s ka deklaruar mbështetjen e plotë të Shqipërisë në gjithë angazhimet në aleancë, në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit, mbrojtjes së kufijve dhe reformat në fushën e mbrojtjes.

nishaniSekretari i NATO-s, vlerësoi maksimalisht angazhimet e Shqipërisë që nga koha e bashkimit në aleancë dhe kërkoi rritje të buxhetit për mbrojtjen.

“Vlerësojmë kontributin e Shqipërisë në luftën kundër ISIS, në Afganistan dhe Irak, rol kyc i vendit në ndihmësën që i ka dhënë NATO-s. E vlerësoj shumë rolin e Shqipërisë dhe kontributin që ka dhënë këtë vit, ju inkurajoj që të vijoni me angazhimet tuaja në fushën e mbrojtjes. Ia kemi kërkuar edhe qeverise, investoni me shumë në mbrojtje, përballemi me një botë më të rrezikshme”- tha ai.

Nga ana e tij Nishani deklaroi se një nga cështjet kryesore të diskutimit mes tyre dhe edhe Samiti i ardhshëm që do të mbahet në Shqipëri.

“Mbështesim cdo iniciativë të aleancës për të modernizuar dhe ndryshuar në të mirë të kursit të sigurisë që do ndjekë Aleanca. Shpresoj që samiti i ardhëm që do mbahet në Shqipëri t’u japë zgjidhje një sërë cështjesh të rëndësishme, Shqipëria është e angazhuar të mbështesë gjithë marrëveshjet e aleancës. E sigurova sekretarin se jemi të hapur edhe në cështjen e menaxhimit të kufijve”- tha Nishani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura