“Sekret” i Ronela Hajatit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, këngëtarja do performojë e para në …: Jam e frikësuar

Jan 25, 2022 | 14:16
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Ronela Hajati është renditur si artistja e parë që do performojë në Eurovision, dhe jo vetëm. Ajo do këndojë “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale.

ronela hajati (2)

“Ok, tani jam e frikësuar”, shkroi Ronela Hajati, e cila do të duhet të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze Shqipërisë, duke marrë parasysh faktin se e gjithë vëmendja do jetë tek ajo pasi është këngëtarja e parë që do performojë në Eurovision këtë vit.

 

ronela hajati1

Artistja u shpall fituese e Festivalit të RTSH mes polemikave dhe kritikave, pasi disa kolegë të saj e konsideruan si këngë tallavaje “Sekret”.

Ajo triumfoi përballë rivalit dhe kolegut Alban Ramosajt, i cili konkurroi me këngën “Theje”.

Shorti i ndarjes së performancave në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest 2022 u zhvillua në Palazzo Madama e Casaforte degli Acaja

Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet më 10, 12 dhe 14 maj në Pala Olimpico në Torino, Itali.

/Panoramaplus.al

eurovision

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura