Seancë e re gjyqësore për sulmin ndaj Selës

Apr 18, 2018 | 9:52
SHPËRNDAJE

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

perleshja ne kuvendin e maqedonise

Në seancën paraprake të hënën, për sulmin ndaj Selës dhe për ngjarjet në Kuvend dëshmuan deputeti Muahmed Zekiri dhe policët Abdylfetah Alimi dhe Igor Janakiev. Në këtë rast të akuzuar janë edhe Kire dhe Ceo Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra, njofton Koha.mk.

Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë  akuzën, por  nuk ndjehen fajtorë dhe se atë do ta dëshmojnë në procedurën e mëtutjeshme./Gazeta Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura