KPA merr vendimin: Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë 15 vite larg drejtësisë

Sep 10, 2018 | 13:42
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të hënë të ndryshojë vendimin e KPK-së për ish-gjyqtaren Mirela Fana. KPA vendosi që Mirela Fana nuk mund të emërohet gjyqtare ose prokurore në një nga institucionet e drejtësisë për 15 vjet.

***

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit po shqyrtohet ankimimi i Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana. Për Fanën, KPK vendosi të pushojë procesin e vetingut.

Gjyqtarja Mirela Fana
Gjyqtarja Mirela Fana

Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.

“Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistrati”, tha në seancë Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura