Seanca maratonë/ Pas rreth 20 orësh diskutime, miratohet qeveria “Rama 3”! Ja si votuan deputetët

Sep 17, 2021 | 7:58
SHPËRNDAJE

kuvendi

Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi ka mirautar programin e qeverisë “Rama 3” pas një seance maratonë ditën e djeshme.

Seanca plenare filloi prej orës 10:00 dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në fund të kësaj séance, kryeparlamentarja Lindita Nikolla bëri të ditur rezultatin e votimeve.

Pas votimit në Kuvend, pritet që qeveria të betohet te Presidenti Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e djeshme pikat ku do të fokusohet puna e qeverisë “Rama 3”. Në seancën që u zhvillua pasdite, u ndërpre disa herë pasi opozita kërkoi praninë e kreut të qeverisë i cili ishte larguar nga Kuvendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura