“Së shpejti patronazhistët do jenë njerëz të lirë”- Ilir Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një Qeverie Teknike

Aug 11, 2022 | 12:28
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi këtë të martë se në shtator fillojnë përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike.

Teksa foli në lidhje me propozimin e Taulant Ballës se në sesionin e ri parlamenti duhet të ndërmarrë ndryshime ligjore për të hequr nga politika ata që kanë hyrë me përgjesit e Sigurimit në xhep, Meta tha se në shtator Kuvendi duhet të merret me krijimin e qeverisë teknike.

“Në shtator kemi punë të tjera. Në shtator do punojmë për qeveri teknike, parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur dhe zonja Lindita”, tha Meta.

Gjithashtu ai shtoi se dita e referendumit në Shqipëri do të jetë shumë e afërt dhe do të bëjë të mundur rikthimin e demokracisë në vend, ku të qeverisë shumica dhe jo pakica e pakicës. Kreu i PL-së theksoi se me referendumin edhe patronazhistët nga mish për top do të kthehen në njerëz të lirë.

“Unë jam 100% i bindur që dita e praktikumit të referendumit do të jetë shumë e afërt dhe do të jetë dita me ndarjen nga sundimi i pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi një problem që pakica qeveris, për të gjitha ato që dihen, por edhe brenda pakicës, vendimet i merr një pakicë fare e vogël. Kjo pakica tjetër më e madhe është një mish për top për këtë pakicë të vogël, siç janë edhe patronazhistët që pas referendumit do të jenë njerëz të lirë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura