Së shpejti baba për herë të dytë, këngëtari i “NRG Band”: Tani kemi problemin e… Ja për çfarë shqetësohet artisti dhe bashkëshortja e tij

Jun 18, 2021 | 9:10
SHPËRNDAJE

Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka, do të bëhet baba për herë të dytë.

besnik qaka (3)

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjete sociale, ku shfaqej së bashku me bashkëshorten, së cilës i dukej barku i rrumbullakosur, si dhe me vajzën e parë, Una-n.

besnik qaka (1)

I ftuar tek “Rudina”, Besniku vendosi të tregojë diçka më tepër për zgjerimin e familjes së tij, që pritet t’i shtohet një djalë.

besnik qaka (4)

Artisti tha se është parashikuar që i biri të vijë ne jetë në muajin shtator. Mirëpo, gjatë kësaj kohe, çifti nuk po gjen dot asnjë emër.

besnik qaka (8)

Tani kemi problemin e emrit. Po përpiqemi të gjejmë një emër të mirë. Me vajzën e kemi patur si më të lehtë, madje i kam thënë bashkëshortes që për djem e kam pak më të vështirë se nuk kam as shumë ide. Tani kemi bërë një listë me shumë emra dhe do shohim si do vendosim”,- tregoi Besniku.

besnik qaka (8) besnik qaka (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura