“S’e njihja Alban Ramosajn”- Gjergj Leka flet pasi theu rrjetin me duetin ”Theje”: Ma propozoi Ardit Gjebrea! Nuk u pendova, ai më njeh më mirë sesa gratë e mia

Jan 15, 2022 | 21:41
SHPËRNDAJE

Dueti “Theje” nga Alban Ramosaj dhe Gjergj Leka në natën e dytë të Festivalit të 60-të të Këngës ishte një goditje në shenjë, pasi kjo dyshe theu rrjetin në pak orë duke u kthyer në një hit të padiskutueshëm.

alban ramosaj gjergj leka festivali kenges (4)

Pjesëmarrja në Festivalin e 60-të të RTSH-së të shumë emrave të mëdhenj të muzikës, ishte një nga ngjarjet më të komentuara të fundvitit, e njëri prej tyre ishte pikërisht Gjergj Leka, i cili performoi së bashku me Albana Ramosajn këngën “Theje”.

alban ramosaj gjergj leka festivali kenges (8)

Në një intervistë, Leka ka treguar se si Ardit Gjebrea i bëri ftesën e se si u njoh me këngën e Albanit. Ndër të tjera, ai tha se nuk ka pranuar të prononcohet në asnjë media për Festivalin, sepse nuk i pëlqen fakti që hidhet shumë baltë.

alban ramosaj gjergj leka festivali kenges (2)

“Më vijnë mesazhe që kujtojnë njerëzit që është kënga ime, por në fakt nuk është kënga ime. Mua sugjerimin ma ka bërë Ardit Gjebrea. Kisha vite që nuk merresha me festivalin prej impenjieve të mia. Të renë nuk e shoh te mosha, por tek ajo që sjell. Me Arditin jemi shokë prej 50 vitesh, kur më shpjegoi si e kishte menduar pa e ditur akoma RTSH, po bënte të kundërtën e asaj që presin njerëzit dhe do dilte diçka e bukur. Për mua, Festivali ishte nata e dytë. Gjëja e parë që unë pyeta Arditin ishte këngën e kujt duhet të merret sepse do të merresha vetë. Më tha është një djalë, Alban Ramosaj. Kush është, e pyes? Si, më tha, nuk e njeh, është ai që këndoi në Këngën Magjike këtë vit”, tha ai në “ABC News”.

alban ramosaj gjergj leka festivali kenges (9)

Ndër të tjera, shtoi  kur pa Alban Ramosajn se si interpretonte në skenë që jepte shpirtin, aipranoi direkt duke i thënë me shaka Arditit: “Dreqi e mori, më njeh më mirë se gratë e mia”.

alban ramosaj gjergj leka festivali kenges (7)

Biseduan përmes një telefonate ku i kërkoi vijën melodike të këngës dhe për 25 minuta i kishte thënë që e dëgjon zërin e vet në atë formë dhe që nga ajo telefonatë nuk kanë pasur asnjë kontakt.

alban ramosaj gjergj leka festivali kenges (6)

Kur u pyet në lidhje me tekstet e këngëve se përse ekziston një hipokrizi. Sipas tij, vitet e fundit përbaltin njerëzit që u hiqet kënga nga festivali, edhe gazetarët ndonjëherë nuk marrin zërin që duhet për të bërë kritikën.

alban ramosaj gjergj leka festivali kenges (5)

Gjithashtu, pohoi se kënga e Alban Ramosajt është 100% shqiptare, edhe kënga “Sekreti” e Ronela Hajatit ka motiv shqiptar. Sipas tij, “raca jonë do energjinë negative dhe se në vend të merren me dy këngë festivali, le të merren me këngët që çdo ditë dalin në treg”.

/Panoramaplus.al

alban ramosaj gjergj leka festivali kenges (3) alban ramosaj gjergj leka festivali kenges (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura