“S’e ka lindur vetë Emin, ka marrë nënë surrogate”- A do luante një skenë intime? Rrëfehet Jonida Vokshi: Ja kur nisën vështirësitë e lidhjes në distancë me Besnikun!

Oct 11, 2021 | 12:06
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur Jonida Vokshi ka bërë një rrëfim mbi jetën e saj personale, vështirësitë e lidhjes në distancë me Besnik Krapin dhe thashethemet që ka dëgjuar mbi veten.

jonida vokshi besnik krapi emi (5)

Jonida Vokshi u shpreh se kur nisi lidhjen me aktorin nga Kosova, të cilin e kishte edhe koleg, “nuk mendoi absolutisht asgjë”, por vështirësitë në marrëdhënin e tyre nisën kur asaj iu desh të fillonte punë full time në Tiranë ndërsa partneri i saj, jetonte në Prishtinë.

jonida vokshi besnik krapi emi (6)

Megjithatë, theksoi se “dashuria është mbi gjithçka” dhe të dy dëshironin të krijonin familje së bashku dhe “kjo finale u realizua”.

jonida vokshi besnik krapi emi (2)

“Nuk kam menduar absolutisht asnjë gjë kur filloi njohja me Besnikun, se mendoja, nuk e kisha parashikuar që do ishim në këtë pikë tashmë, të pandashëm me njëri-tjetrin, burrë e grua, mish e thua dhe me një mrekulli si Emi. Unë punoja në Prishtinë dhe e kisha jetën të ndarë mes Tiranës dhe Prishtinës, kjo gjë nuk më pengonte që të kalojë një pjesë të mirë të javës me Besnikun në fillimet tona, pastaj filluan vështirësitë pak, kur nuk isha më në “O sa mirë’ dhe po angazhohesha full time në Tiranë, aty do të detyroheshim që unë të shkoja andej, Besniku të vinte këtej edhe kur kishim punë, edhe kur s’kishim. Por që dashuria mbi të gjitha. Besoj vërtet tek një gjë që njeriu e do, kjo gjëja ndodh, sa më shumë ta dëshirosh diçka, aq më shumë shkon drejt realizimit të asaj gjëje. Unë dhe Besniku vërtet e donim këtë finale dhe ja ku u realizua”- tha ajo në një intervistë për “E diell”.

jonida vokshi besnik krapi emi (11)

Aktorja tregoi se dëshiron të zgjerojë familjen pasi vajza e tyre, Emi, të mbushë 3-vjeç, ndërsa kujtoi thashethemin më të pazakontë që ka dëgjuar për veten.

Ajo u shpreh se një komentuese iu ishte drejtuar ndjekësve të aktores duke thënë se “Jonida Vokshi nuk e kishte lindur vetë vajzën, por kishte marrë nënë zëvendësuese”.

jonida vokshi besnik krapi emi (3)

“Për Besnikun që nesër, për mua mbasi të mbushë 3-vjeç. Emi thërret më shumë ‘ba’, tani thotë edhe ‘ma’, si edhe ‘gjyshi’, por të jem e sinqertë më shumë thotë ‘ba’. Sa herë e kemi diskutuar temën e thashethemeve në shoqëri më kujtohet një koment që kam marrë pasi linda Emin dhe thoshte: Mos e besoni o njerëz se Jonida nuk e ka lindur vetë, por ka marrë një nënë surrogate”,– rrëfeu aktorja.

jonida vokshi besnik krapi emi (4)

Ndërsa pyetjes nëse do luante një skenë intime iu përgjigj: “Ashtu sikurse ne në jetën e përditshme, të gjithë çiftet e kanë pjesë të jetës skenën intime, edhe në një film, filmi në fund të ditës është jeta reale.

Nëse një skenë intime do të ishte e integruar bukur brenda historisë së filmit dhe që vjen natyrshëm, pse jo.”

/Panoramaplus.al

jonida vokshi besnik krapi emi (1) jonida vokshi besnik krapi emi (10) jonida vokshi besnik krapi emi (8) jonida vokshi besnik krapi emi (7) jonida vokshi besnik krapi emi (12)

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/