“Së fundmi kemi edhe analistë lajkesh në fejsbuk”/ Ironizon gazetarja: Pak më kujdes çuna, para se të shfaqeni si analistë ‘të pavarur’ nga Rilindja

Oct 25, 2021 | 23:28
SHPËRNDAJE

Gazetarja Desada Metaj ka ironizuar Blerim Gjeladinin, nga kompania ‘Terra Data’ që merret me analizën dhe marketingun në Facebook.

desada - blerim

Referuar një publikimi të fundit, që u prezantua në emisionin ‘Opinion’ ku kjo kompani nxjerr Sali Berishën si më të favorizuar në mediat sociale, gazetarja thotë që ky analist fejsbuku nuk është i pavarur, por mbeshtetes i kryeministrit Rama.

“Së fundmi kemi edhe analistë lajkesh në fejsbuk. Më i fundit ka harruar të fshijë nga profili dhe qëndrimet e tij. Gjynah, Proparama i paska çuar lekët dëm. Pak më kujdes çuna para se të shfaqeni si analistë ‘të pavarur’…nga Rilindja”, shkruan gazetarja, teksa reagimin e saj e shoqëron me një postim të Blerim Gjeladinit rreth nje muaj me parë.

desada 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura