“Se di pse më kritikojnë ca tani”, Kadare dëgjon intervistën e dhënë 28 vite më parë tek “Zëri i Amerikës”

Oct 24, 2018 | 18:46
SHPËRNDAJE

Shkrimtari Ismail Kadare, ka qenë ndër të parët që ka kërkuar azil-politikë në Francë në vitin 1990. Po ato ditë të para të shembjes së regjimit të Kadare dha një intervistë për Zërin e Amerikës, ku tregonte detaje për azilin politik të tij.

kadaree

Drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj gjatë një takimi me Kadaren, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje këtë intervistë.

“Paska qenë shumë e qartë, se di pse më kritikojnë ca tani”, ishte ky komenti i shkrimtarit, pasi dëgjoi ato që kishte thënë 28 vite më parë.

Ismail Kadare

“Më 24 tetor 1990, në ora 18.00, gazetari Elez Biberaj, nëpërmjet valëve të “Zërit të Amerikës”, dha lajmin e bujshëm se Kadare kishte kërkuar strehim politik në Francë. Më pas u dëgjua dhe intervista që Kadare i kishte dhënë Biberajt pikërisht për vendimin e tij, për të lënë Shqipërinë komuniste.

Njëzet e tetë vjet më vonë, në Bar Juvenilja, Kadareja u takua me intervistuesin e tij dhe biseda miqësore u zhvillua teksa të gjithë dëgjonim regjistrimin e atij emisioni të rrallë, i cili pati një jehonë të jashtëzakonshme tek të gjithë shqiptarët, kudo në botë”, është ky teksti që shoqëron videon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura