VIDEO-“Së bashku do t’ia dalim”/ Meta publikon mesazhet e ambasadorëve të BE: Mirënjohje për ndihmën që na keni dhënë

Sep 26, 2020 | 21:26
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar vendet e Bashkimit Evropian për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë për të përballuar situatën nga Covid.

ilir-meta-675x450-665x450Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit ka shpërndarë videon e Bashkimit Europian, ku ambasadori Soreca bën thirrje në shqip për t’u kujdesur.

“Falenderim dhe mirënjohje të thellë vendeve mike të Bashkimit Europian për ndihmën bujare të dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të COVID-19. Së bashku do t’ia dalim”, shkruan Ilir Meta.

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve zyra e BE në Shqipëri shkruan në Facebook se “Ne të gjithë mund të flasim gjuhë të ndryshme por sfida jonë kryesore sot ka një emër: koronavirus”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura