“S’duroj që një grua të më shajë”/ Zbardhet dëshmia shqiptarit që mbyti gruan: U inatosa, e kapa për fyti dhe …

Dec 8, 2021 | 14:57
SHPËRNDAJE

Shqiptari, i cili mbyti bashkëshorten e tij 36-vjeçare me duar, ka dalë sot para gjykatës në Greqi dhe ka zbuluar arsyen përse ndërmori aktin ekstrem.

cifti shqiptar1

Ai u shpreh se humbi kontrollin kur bashkëshorti i tha se do të merrte fëmijët dhe do largohej.

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës në zonën e Lakonisë, ndërsa dy fëmijët e çiftit flinin gjumë në dhomën ngjitur.

Autori, i cili shfaqi pendesë për vrasjen e gruas, pretendon se ajo e kishte sharë dhe më pas e kishte kërcënuar se do largohej së bashku me fëmijët.

“Nuk duroj që një grua të më shajë”, mësohet se tha shqiptari, sipas Protothema.

Sipas medias greke, ai ka dëshmuar se: “U inatosa kur më ofendoi, e kapa për fyti dhe e mbyta.”

/Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura