“S’dua para, as ushqim…”, vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare: S’jemi terroristë!

Sep 19, 2020 | 9:23
SHPËRNDAJE

“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroristë”.vajza

Kështu deklaroi një vajzë e re nga Afganistani, e cila është kapur nga policia e Pogradecit, bashkë me 5 të tjerë, pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë. Mes lotëve dhe duke u ngashëryer, vajza trondit me rrëfimin e saj, ndërsa pohon se ajo kishte udhëtuar me ditë të tëra për një jetë më të mirë.klandestine

“Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mirë, pasi vendi ynë… (Qan) Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terrorist. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin”, tha ajo për ‘News24’.

Burime zyrtare nga policia thanë se 6 refugjatë afganë u kapen nga policia në hyrje të Pogradecit, në zonën e quajtur “Enkelana”. “BalkanWeb” mëson se mes tyre 3 të rritur dhe 3 fëmijë, të cilët thuhet se kishin ardhur në këmbë nga një kapmi i Greqisë drejt Korçës e më pas në Pogradec.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura