“S’do thuash kurrë që je kushërira ime, e ke rreptësisht të ndaluar”- Isida Mollaymeri dhe Alba Hoxha tregojnë arsyen pse e mbajtën sekret

Jul 1, 2020 | 15:38
SHPËRNDAJE

Isida Mollaymeri dhe Alba Hoxha janë dy balerina shumë të njohura në Shqipëri.

Por deri pak ditësh ato i mbajtën një sekret të madh publikut shqiptar që e zbuluan në 25-vjetorin e lindjes së Albës.

Dy balerinat janë kushërira dhe vendosën që ta mbanin të fshehtë për shumë vite.

Vendimin e mori Isida pasi nuk dëshironte që Alba të njihej si kushërira e saj por të krijonte emrin e vet.

Ndërsa rrëfyen se janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

“Jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Por vendimin që të mos e përhapnim faktin që jemi kushërira e mora unë duke qenë se jam më e madhja. Jam rebele dhe kur kam parë që thonë kjo është vajza e këtij nuk më pëlqen që të vihen epitete Alba e Isidës. E vendosa që në momentin e parë që Alba erdhi në teatër. Të gjithë thonin Alba e Isidës, kushërira e Isidës. Kjo ka ndodhur kohë më pëpara, para 9 vitesh. Alba ishte shumë e vogël. E dashuroja që ajo të vinte në teatër por zgjodhi televizionin. Nuk doja që ti mbetej ajo nofkë. I thashë që nuk do ta thuash më kurrë që je kushërira ime, e ke të ndaluar rreptësisht. Doja të kishte emrin e vet, personalitetin e vet dhe jo të afishohej si kushërira e Isidës, Nuk kemi asnjë foto bashkë, asnjë postim bashkë deri ditën kur Alba mbushi 25-vjeç,”- tha Mollaymeri e ftuar në emisionin “Rudina”.

Ndërsa Alba tregoi arsyen pse vendosën pikërisht tani që të zbulonin lidhjen familjare mes tyre, duke thënë se Isida është shumë e rëndësishme për të.

“Tani u rritëm, i mendojmë gjërat ndryshe. Por Isidën e kam parë gjithmonë si shoqe jo si kushërirë. Ne flasim për shumë gjëra, për detaje. Ajo më ka folur për profesionin dhe ia ka vlejtur në këshillat që më ka dhënë,”- u shpreh Alba.

/Panoramaplus.al

       

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura