“S’do ndikojë në zgjedhje”/ Ish-deputeti i PS-së për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së: Nuk ka prova për hetime nga prokuroria ndaj Ramës! Kryeministri e ka zakon që…

Jan 24, 2023 | 20:12
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti socialist, Spartak Braho thotë se arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe akuzat për lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama, nuk pritet të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

BRAHO-RAMA-1024x648

Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Braho tha se aktualisht, nuk ka asnjë provë konkrete që e implikon Ramën me ish-zyrtarin amerikan, ndaj dhe Prokuroria shqiptare s’mundet të nisë hetimet për këtë çështje.

Sipas Brahos, Rama ka detyrim moral për akuzat që bien mbi të, teksa shtoi se kreu i qeverisë duhet të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën një socialisti tjetër.

Spartak Braho: Nëse do të shpëtojë nderin e tij dhe të PS-së, duhet t’i hapë rrugën një socialisti tjetër. Do të ketë lidhje direkte, apo jo, do shpallet fajtor apo jo? Këto t’i zgjidhë SHBA. Ai thur fjalë në dukje për të të prishur mendjen, por nuk thonë asgjë. Unë s’mund të bie në ndikimin e këtyre fjalëve që nuk kanë efekt çudibërës për mua.

Do merren të tjerët me të. Ai është marrë me të tjerët. Të tëra 9 akuzat, duhen zbardhur akuzat ku lidhet Rama direkt. Këto e ngarkojnë Ramën nga pikëpamja morale. Këtë gjë ky e ka zakon. Ky është pjesë e shoqërisë me persona të malavitës shqiptare. Me këta ka operuar, tani kërkon të justifikohet. Ato t’i përdorë në vend tjetër, me mua jo. Unë e njoh Ramën nga afër.

Prokuroria nuk ka vend për të filluar hetime. S’ka indicie direkt për këtë çështje. Po të thellohet hetimi, pse i ka fshehur paratë. Të shohim nëse i ka deklaruar paratë e tij. Lidhjet shkakësore që e penalizon direkt Ramën, nuk ka. Ndërsa nga pikëpamja morale, është i mbytur deri në fyt.

Pyetje: Sa ndikon në këtë periudhë zgjedhore?

Spartak Braho: Nuk ndikon në periudhën zgjedhore. Zgjedhjet i ka të fituara, pasi nuk ka opozitë. Ai rrezik do të marrë dhe Shkodrën këtë radhë. Por nuk është kjo fitore. Përsa kohë një drejtues shteti përgojohet si njeri i lidhur me personazhe të botës së krimit, duke përfshirë dhe këtë. Unë mund të them me dhjetra raste të lidhjes së Ramës me elementë të huaj.

Pyetje: Sa është mundësia që Rama të ketë lidhje me influencat ruse?

Spartak Braho: S’mund të bëjë hipoteza. As haludime të tilla. Këtë do e tregojnë hetimet. Nëse ka indicia, do jenë ato që do e përcaktojnë natyrën e këtyre akuzave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura