“S’do ketë për kohë të gjatë embargo, jo. Do dalin”- Berisha flet për informacionet se do ketë botim për Edi Ramën: Vagonat, kontejnerët e eurove të krimit do vërshojnë drejt…

May 13, 2022 | 13:13
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetari i Panorama Mariglen Kume se ku gjen informacionet se do të ketë shumë shpejt një botim për kryeministrin shqiptar Edi Rama, si ai për Aleksandër Vuçiç.

Berisha shpjegoi në konferencën me gazetarët se raporti për Vucicin “është raport i bazuar në çdo fjalë e rresht nga të dhëna të shërbimeve anti krim të Evropës”.

Sipas Berishës, udhëheqësit evropianë janë të trembur nga të dhënat që kanë për krimin shqiptar.

Pyetje: Ju deklaruar se për Edi Ramën do ketë botim si kishte për Vuçiç, nga i keni këto informacione e nëse mund të dimë më tepër?

Sali Berisha: Raporti që u botua për Aleksandër Vucic, lidhjet e tij të tmerrshme me vrasje e krime lidhjet me “Dielli Vuk”, apo “Ujkun e bardhë”, është raport i bazuar në çdo fjalë e rresht nga të dhëna të shërbimeve anti krim të Evropës.

Mos mendoni ju kurrë se udhëheqësit evropianë nuk duan zgjerimin e BE, e duan absolutisht se nuk e kanë për asgjë të thonë që këto vende nuk do bashkohen me ne, por problemi i tyre numër një janë pikërisht këto të dhëna që kanë për krimin të cilat i trembin, i trembin.

Nuk është më sekret e ka thënë publikisht që Franca nuk është dakord për dhënien e vizave Kosovës për shkak të krimit të Shqipërisë.

Vagonat kontejnerët e eurove të krimit do vërshojnë drejt kryeqyteteve të tyre për të blerë prona e për të sunduar.

Shkoni në Barcelonë, Barcelona e ditës është ajo që them unë, por kush është Barcelona e natës, jo ne kuptimin e ahengjeve. Bandat shqiptare janë, ta them unë e bandat shqiptare shqetësojnë jo vetëm qytetin e mrekullueshëm por dhe qeverinë spanjolle.

Nuk janë këto fiktivitete janë të vërtetuara, zëri i Ramës hajde po i lëmë ata.

Po Arjan Ndoja tha merrja tabulatet se është i regjistruar duke folur me kriminelë. Janë të vërteta këto, por s’do ketë për kohë të gjatë embargo jo, e ato do dalin, do dalin këtu do jemi.

© Panorama.al

Te lidhura