“S’do e harrojmë kurrë”- Gjesti i tifozëve të Liverpool pas vdekjes së djalit të porsalindur të Ronaldos, ylli portugez i falënderon: Unë dhe familja ime …

Apr 21, 2022 | 13:36
SHPËRNDAJE

Cristino Ronaldo ka reaguar pas gjestit të tifozëve të Liverpool dhe Manchester United në stadium pas vdekjes së djalit të tij të porsalindur.

ronaldo

Ai publikoi video të momentit kur tifozët kënduan së bashku ‘You’ll Never Walk Alone’ në minutën e shtatë të ndeshjes midis dy skuadrave dhe shkroi: “Një botë… Një sport… Një familje globale… Faleminderit, Anfield. Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie. ??????”

37-vjeçari njoftoi në tetor 2021 se ai dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez do bëheshin prindër të binjakëve, një djali dhe një vajze.

Por mbrëmjen e së hënës, sulmuesi ndau me ndjekësit në Instagram lajmin tronditës ku zbuloi se vajza e tyre mbijetoi, por djali i porsalindur ndërroi jetë.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta kaluar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, shkroi ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura