Sazan Guri i bën thirrje qytetarëve të qetësohen. Tërmeti i radhës? Ambientalisti: Nëse do kemi këto ngjarje sizmike…

SHPËRNDAJE

guri (1)

Ambientalisti Sazan Guri i ka bërë thirrje qytetarëve që të qetësohen pas tërmetit të fortë që tronditi vendin më 26 nëntor. Në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon, Guri sqaron se tërmetet me meganitudë 6 të shkallës righter shpërthejnë në 30 apo 40 vjet madje mund të duhen edhe 80 vite.

“Tërmetet kanë qënë të lokalizuara në Durrrës sipas tij bazuar me fakte inxhinierike për ngjarje të tilla vetëm njerëzit e përgatitur mund të japin mendime të sakta. Qytetarët duhet të qetësohen pas këtij tërmeti që tronditi vendin. Tërmeti nuk ka lidhje me ditën, më natën apo probleme natyrore. Kjo ngritje e tokës, kjo lëvizje është mësë normale pas gjith asaj tronditjeje. Cunami nuk ndodh në Durrës, qytetarët duhet të qetësohen për këtë fakt që diskutohet së fundmi”, u shpreh Sazan Guri.

Sa i përket pyetjes se kur mund të ndodhë një tërmet tjetër në Durrës, Sazan Guri thotë se nuk mund të flasë saktë për këtë fakt, por nëse do të kemi këto ngjarje sizmike ai shprehet se nuk mund të ndodhë një i tretë tani.

“Nëse do të ndalemi ke fajësimet ky shtet këto 30 vite duhet të ishte përgatitur me protokollin e ndërtimit. Ato pallate që janë bërë me studime janë të sakta, por shtesat që janë të dëmshme”, shprehet ai.

“Ky shtet do ndërtonte protokollin këto 20 vjet, por ata nuk dinin”. Ai u ndal edhe te këto 6 vitet e fundit duke theksuar se ky shtet nuk ka kontrolluar hapat e protokollit.

“Siguria shkencore nuk është siguri absolute, por në bazë të statistikave deri më sot un flas për atë që është e njohur dhe kjo nuk me jep një tërmet të tretë, është shumë larg tërmeti i radhës”, tha Guri./abcnews.al

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.