Sauthgejt: Asnjë presion, Kroacia ndeshja e radhës

SHPËRNDAJE

Një jelek larg push timit të Botës. Pasi mori Anglinë, që tashmë e adhuron, pasi u kualifikua me penallti ndaj Kolumbisë (në 1996 ishte pikërisht ai që humbi penalltinë vendimtare ndaj Gjermanisë), Garet Sauthgejt është dy hapa larg lavdisë së përjetshme: i pari kundër Kroacisë.

sauthgejt

Jo keq për një trajner që u emërua pas mungesës së alternativave dhe në një prej momenteve më të këqija të FA-së, me Allardajsin që duhet të ishte në Rusi, po të mos ishte përfshirë në skandalin që thyente rregullat e merkatos angleze. Në konferencë, natyrisht pa jelek, por me tutat e “Tre Luanëve”. Por, qetësia është e njëjta që shfaq edhe në stol. Përgjigjet e tij janë gjithnjë të artikuluara, edhe kur gazetari rus e pyet nëse e pi çajin me samovar. “Unë jam një anglez i rrallë, një anglez që nuk e pi çajin”. Një popull këndon ‘Football’s coming home’ (Futbolli po kthehet në shtëpi). Për mua ajo këngë ishte një traumë pas penalltisë së gabuar. Për 20 vite nuk munda ta dëgjoj. Por sot ndjesitë e mia janë të ndryshme nga të gjithë të tjerët. Jam i lumtur që njerëzit po e shijojnë sërish. Kemi shansin t’u japim fund vuajtjeve të tifozëve”.

Sauthgejt 2

Por ky nuk është moment traumash: “Jemi krenarë për mbështetjen që kemi marrë. Vuajmë prej kohësh në futboll dhe këta djem janë edhe ambasadorë të shkëlqyer të Anglisë nëpër botë për mënyrën sesi sillen. Jemi ndër më të rinjtë, më pak ekspertët, por jemi krenarë për stilin që kemi luajtur dhe mënyrën sesi kemi reaguar ndaj vështirësive. Nuk ndiejmë presionin e gjysmëfinales. Do të hyjmë në fushë për të fituar ndeshjen e radhës”. Sauthgejt ishte në fushë në 1996, në gjysmëfinalen e fundit në Europian: “Shoh ngjashmëri. E njëjta qasje taktike, cilësi teknike. Atëherë kishim 6 kapitenë klubesh”.

anglia

Asnjë dyshim në lidhje me formacionin dhe asnjë lojtar i dëmtuar: “Përgatitja e personalizuar funksionoi, edhe me pak fat”. Ai e njeh mirë Kroacinë: “Kam parë qindra ndeshje përpara se të vija këtu. Kroacia prodhon një futboll të një cilësie të pabesueshme. E njohim shpirtin e tyre dhe do të jetë një sfidë e vështirë”. Por me jelekun e tij, asgjë nuk është e pamundur.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakRama flet nga Londra për marrëveshjen me Greqinë: Përmes zgjidhjes do arrijmë...
Artikulli tjetërÇfarë bën Ronela Hajati kur ndahet nga i dashuri? Ja çfarë thotë këngëtarja

S'KA KOMENTE

Comments are closed.