Satira e “Daily Mail”: Ky është modeli shqiptar që do të ndjekim pas Brexit

Apr 24, 2016 | 14:32
SHPËRNDAJE

Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kthyer një përgjigje Sekretarit të Drejtësisë Britanike, Majkëll Gov, për thëniet e tij, të cilat i cilëson si qesharake.

Ian Birrell in Albania for Brexit story Picture: Erion Mecaj/Demotix
Gazetarja britanike ne Gërdec

Gov pati deklaruar se Shqipëria mund të shërbejë si një frymëzim për Britaninë nëse del nga BE-ja, pasi sipas tij Shqipëria po ecën shumë mirë drejt rritjes ekonomike.

“Z. Gov, nëse ti do që ne të bëhemi si Shqipëria, atëherë ti je b*thë”, shkruan “Daily Mail” në titullin e saj. Më poshtë britanikja ka botuar një reportazh nga Shqipëria për t’i sjellë sekretarit të drejtësisë një panoramë më të qartë të jetës këtu.

Reportazhi nis në Gërdec me një fshatar që kërkon të shesë një kafshë pune dhe përfundon në Ndroq, te banorët që shesin fruta në rrugën nacionale.

REPORTAZHI I DAILY MAIL

Qemali ishte ulur nën hijen e një peme pjeshke në fshatin Gërdec dhe po përpiqej që të gjente një blerës për gomarin e tij.

Kur ndalova të flisja me të, ai më tregoi se kishte katër fëmijë dhe se kërkonte të shiste gomarin që të siguronte disa të ardhura, pasi kishte mbetur trok.

“Nuk ka ndihmë nga shteti këtu”, tha ai. “Nëse nuk punon, vdes”. Nuk kisha më dyshime pse kafsha dhe pronari ishin aq të përhumbur. Më pas e pyeta Qemalin nëse vendi i tij mund të shërbente si model për Britaninë.

Ai më pa nëse isha e çmendur dhe pastaj mu përgjigj. “Kjo tingëllon mjaft e çuditshme”, tha ai. “Ky vend është shumë i varfër. Situata është e dëshpëruar. Përse do të donit të na merrnit si model?”, vijoi ai.

Më pas, takova një investitorë dhe sipërmarrëse, që ishte në një situatë krejt tjetër nga e Qemalit.

“Kjo është një shaka patjetër”, më tha Donika Mici, sipërmarrëse fasonerie. “Nuk mund të dëshirosh të behesh si Shqipëria. Ne jemi demokraci vetëm në emër. Do të ishte çmenduri që të ndiqje Shqipërinë si model. Ju respektoni ligjet dhe ndiqni rregullat. Ju punoni në mëngjes, ndërkohë që ne pimë kafe. Ne duhet t’ju ndjekim juve”, thotë ajo.

Shqipëria duket me të vërtet si një vend i çuditshëm për t’u marrë shembull. Ajo sigurisht s’mund të jetë nirvana e Britanisë posteuropiane.

Gati më shumë se çereku i popullsisë kanë emigruar gjatë viteve të demokracisë dhe ata që kanë mbetur në Shqipëri, jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

Ndërsa në Ndroq, vetëm pak kilometra larg Tiranës takova një të moshuar me emrin Vushe, e cila ishte ulur në anë të rrugës dhe mbante në duar një fëmijë të sëmurë.

“Shikomëni, kjo nuk është jetë”, tha ajo. “Nuk ka punë këtu. Ne nuk kemi as bukë për të ngrënë dhe flemë me barkun bosh”, më tregoi ajo.

Pak më tutje ishte fqinja e saj, Serma e cila po mblidhte shkarpa për të ndezur zjarr. “Ne jemi më të varfrit dhe po vdesim që t’u bashkohemi vendeve Perëndimore”, tregon ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura