Sarri vendos pikat mbi “i”, Hazard qëndron dhe bëhet më i paguari i historisë…

Aug 10, 2018 | 15:42
SHPËRNDAJE

Maurisio Sarri e ka vendosur pikat mbi “i” për sa i përket çështjes së Eden Hazardit. Lojtari belg po përflitej për në transferim te Reali i Madridit pasi trajneri Lopetegui e ka cilësuar si zëvendësuesin më të denjë të Kristiano Ronaldos.

sarri celsi

Megjithatë sipas “Goal.com” lojtari jo vetëm që nuk do të largohet por ka në tavolinë një rinovim kontrate me një pagë prej 300 mijë paundësh në javë, duke e bërë belgun lojtarin më të paguar të historisë së Çelsit. Ndërkohë Sarri u tha gazetarëve për Hazardin se: “Mendoj se është e pamundur, është e pamundur, sepse këtu merkatoja është mbyllur. Tani nuk mund t’i ndryshojmë lojtarët e rëndësishëm, prandaj mendoj se është e pamundur. Hazard është me ne, kam folur me të tri, ose katër herë, për gjithçka, dhe ai kurrë nuk ka thënë diçka për merkaton, prandaj mendoj se është shumë i lumtur të qëndrojë këtu.

hazard-470x315

Kur u pyet në lidhje e kontratën që do i ofrohej futbollistit belg ai u shpreh: “Nuk dua të diskutoj për kontratat. Nuk është puna ime. Puna ime është në fushë, për të përmirësuar lojtarët e mi.
Dua të përpiqem të fitoj ndeshje, jo të nënshkruaj kontratat e reja, por kam parë një lojtar, që është shumë i lumtur të qëndrojë këtu. Kësisoj, mendoj se nuk do të jetë problem kontrata e re”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura