“Sarri më i mirë se Konte”, flet Zeman: Shkarkimi i Xhampaolos nuk ishte i drejtë nga Milani, por…

Oct 11, 2019 | 15:03
SHPËRNDAJE

Zdenek Zeman është ndalur të flasë për situatën aktuale në Serie A, teksa ka folur për disa nga çështjet me të diskutuara në ditët e fundit.zdenek zeman

Në një intervistë të dhënë për “Il Messaggero”, ish-trajneri i Romës ka folur për trajnerët e Interit dhe Juventusi: “Sarri është një trajner i mirë. Edhe pse te Juventusi ia dalin të fitojnë të gjithë. Ai është përshtatur me lojtarët që ka, më pëlqen, por nuk është ai i Napolit. Sarri apo Konte? Unë mendoj Sarri, por ai i Napolit. Te Juvja i duhet më shumë kohë, ai kërkon të luajë me një prekje dhe duhet të mësojë edhe pjesën tjetër me këtë, për mënyrën se si lëvizin në fushë.”, theksoi Zeman.

Zdenek-Zeman

Gjithashtu ai foli për Fonsekën, dhe shkarkimin e Xhampaolos nga Milani: “Fonseka si unë? Ky është një ofendim për lojën time. Ai u krahasua me mua vetëm sepse pësonte shumë gola. Përveç problemeve të lojës, shkaku kryesor është edhe mungesa e përgatitjes gjatë verës. Shkarkimi i Xhampaolos dhe Di Françeskos? Nuk ishte e drejtë. Por gjithmonë ndodh kështu. Drejtuesit i zgjedhin ato por nuk iu japin kohën e duhur për të punuar të qetë. Milani mori disa pikë, ndërsa situata e Sampdorias është akoma më shqetësuese.”, përfundoi 72-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura