Sarri jep miratimin: Mund të largohet në huazim. Milani gati të shfrytëzojë rastin

Aug 10, 2018 | 16:25
SHPËRNDAJE

“Bakajoko mund të largohet në formë huazimi”- këto kanë qenë fjalët e trajnerit Sarri për lojtarin Bakajoko. Mesfushori është shumë pranë kalimit e Milan dhe kjo fjalë e Sarrit u jep më shumë shpresë drejtuesve të klubit italian. Sarri është shprehur se:

Bakajoko

“Skuadra ka shumë elemente, unë preferoj të kem 23-24 lojtarë dhe të vendos 3 ose 4 të rinj. Kështu edhe Leonardo gjatë prezantimit të Striniç dhe Reinas tha: “Nuk dua të mohoj që jemi duke biseduar, do të veprojmë dhe do të shikojmë se çfarë do të ndodhë.” Por merkato është mbyllur në Premier Ligë dhe gjithçka mund të ndodhë në merkaton e dimrit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura