Sarri: 2 gola dhe 3 shtylla mjaftojnë, Kielini zbriti pa leje në fushë

Feb 17, 2020 | 10:20
SHPËRNDAJE

Mauricio Sarri largoi dje një dozë të madhe nga kritikat e fundit që e kishin mbuluar në periudhën e fundit, ndonëse për t’u pastruar i gjithi edhe ai e di mirë se do të duhet shumë më tepër punë dhe një Juve më e bukur, më dominuese dhe më bindëse në fushë, për të arritur tek objektivat. 

ILBIANCONERO.Sarri.Juve.2020.assorto.750x450

Gjithsesi, trajneri bardhezi shpreson që përmirësimet e djeshme të shtohen në vazhdim, ndonëse 61-vjeçari, me suksesin e djeshëm ndaj Breshas, bëhet trajneri i dytë në histori që fiton 16 nga 17 ndeshjet në shtëpi, pas Karlo Parolas në vitin 1960.

“Ndonëse edhe me Breshan i patëm 10 minuta çmenduri, mendoj se në fund e bëmë siç duhet detyrën. Pas kartonit të kuq, shfrytëzuam superioritetin numerik, zhbllokuam ndeshjen, e mbyllëm atë dhe madje goditëm edhe tri shtylla. Këto shënime të miat janë shenjë pozitiviteti, përmirësimi dhe kështu duhet të vazhdojmë. Skuadra iu përgjigj shumë mirë edhe rrotacionit të bërë, pasi mbi të gjitha Ronaldo e kishte të nevojshme të pushonte, pas shumë ndeshjeve radhazi, mes kampionatit e Kupës. Ishte një vendim që e morëm bashkë, sepse të mos harrojmë që përveç impenjimeve me Juven, në vazhdim e pret edhe kombëtarja, ndaj kishte nevojë të karikonte muskujt, – shpjegon Sarri, i cili në lidhje me rikthimin e Kielinit dhe dëmtimin e Pjaniçit sqaron.

kielini

– Rikthimi i Xhorxhos? Sot ai e futi vetë veten në fushë. E donte aq shumë, sa nuk më pyeti fare… ‘Mister, edhe sa mungon’, më tha dhe u bë gati. Pas 5 muajsh sakrificë, tani ka nevojë që të fitojë minuta në këmbë, por nuk kemi pse nxitohemi, në pritje të Lionit. Pjaniç? Ndjeu diçka në muskujt e pasmë të kofshës, ndonëse probleme si këto shpesh janë alarme false. Gjithsesi, të presim nesër (sot) rezonancën dhe të shohim”, përfundoi trajneri i Juves.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura