Sarandë, shkatërrohet me 600 gramë tritol “Range” i biznesmenit (FOTOT)

Mar 26, 2015 | 7:35
SHPËRNDAJE

Një shpërthim me lëndë eksplozive tronditi mëngjesin e djeshëm qytetin e Sarandës, ndërsa objekt i saj u bë mjeti i një biznesmeni.

Makina pas shpethimit ne Sarande

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:15, në aksin Turizëm– Kanali i Çukës, pranë ishKampit të Punë- torëve. Si pasojë e këtij shpërthimi me 600 gramë tritol, është shkatërruar plotë- sisht automjeti tip “Range Rover” me targa AA 777 IN.

Sipas Policisë, mjeti në pronësi të Ilia Marinit ndodhej i parkuar pranë restorantit “Beer House”, i marrë me qira prej tij. Ndërkohë që i riu banon vetë bashkë me familjen e tij në katin e dytë të ndërtesës. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive, automjeti është hedhur disa metra në ajër dhe është përmbysur i shkatërruar.

Ndërkohë ka marrë flakë një pjesë e restorantit, si dhe është shkatërruar nga forca e tritolit një pjesë e konsiderueshme e tij.

“Nga shpërthimi, mjeti ka mbetur totalisht i shkatërruar, ndërkohë që pjesë të tij janë përhapur në rrugë duke bllokuar qarkullimin”, bëri të ditur Policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë së Sarandës dhe ato të FNSH Vlorë, të dislokuara prej dy ditësh në Sarandë për shkak të operacionit “Underground” të zhvilluar në fshatin Xarrë. Nga hetimet e deritanishme rezulton të jetë përdorur një sasi e konsiderueshme eksplozivi, i cili ka arritur të shkatërrojë fuoristradën luksoze.

Policia mësohet të ketë marrë në pyetje pronarin e mjetit, shtetasin Ilia Marini, i cili ka deklaruar se ka pasur konflikte për motive banale me disa shtetas në Sarandë. Por deri më tani askush nuk është akuzuar për ngjarjen e rëndë, edhe pse të shoqëruarit kanë qenë të shumtë në Komisariatin e Policisë.

I riu Ilia Marini, së bashku me babain, është pronar i disa bizneseve në qytetin e Sarandës, konkretisht i supermarketeve “Planet” e “Carrefour”, si dhe të restorantit “Beer House”.

Ata kanë ardhur disa vite më parë nga Berati në Sarandë dhe kanë ngritur bizneset familjare të vendosura në rrugën Turizëm–Kanali i Çukës e në Lagjen Nr.4 të qytetit.

Shpresa Dine 

[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura