Sarandë, sekuestrohen 10 mijë rrënjë kanabis, 7 në pranga. Droga rritej me llampa në një hapësirë 1 mijë m2

Mar 25, 2015 | 18:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Sarandë- Një plantacion të nëndheshëm me kanabis ka zbuluar policia e Sarandës në një operacion antikanabis dhe ka vënë në pranga 7 persona në flagrancë. Nje nder te arrestuarit mesohet se eshte edhe djali i pronarit te plantacionit. 

foto ilustruese

Mbi bazen e informacioneve e rruge operative, policia ka zbuluar brenda nje plantancioni me mandarina ne Xarre, nje ndertese dy katshe, njeri kat i nendheshem, ku kultivohej bima narkotike.

Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se bimet narkotike varionin nga 50 deri ne 60 centimetra te larta kultivoheshin me llamba ne nje hapesire rreth 1 mije metra katror. 

Deri tani janë sekuestruar rreth 10 mijë rrënjë dhe kubike me kanabis.

Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura