Sarah Berisha flet për herë të parë për raportin me Einxhel Shkirën pas aludimeve në rrjet: Pas “Big Brother Vip” u…

Sep 21, 2022 | 22:34
SHPËRNDAJE

Shumë është diskutuar rreth marrëdhënies së Sarah Berishës me Einxhel Shkirën. Sikurse është pasqyruar në rrjetet sociale duket se nuk kanë një marrëdhënie shumë të afërt. Korrekte por jo miqësore.

einxhelshkira1

Ndërsa së fundmi raporti i tyre u rikthye në vëmendje, pas “baby shower-it” që Einxhel organizoi, Sarah Berisha ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien me moderatoren.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, blogerja u shpreh se nuk ka pasur asnjë sherr me moderatoren, ndërsa nuk la pa thumbuar shoqëritë e tjera që janë krisur pas përfundimit të formatit.

“Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër. Ose pjesa e shtatzënisë.  Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë. Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por… kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother…” tha Sarah.

Disa kohë më parë, blogerja u shpreh gjatë një interviste se ato nuk e ruajnë më një marrëdhënie si në “BBVIP” dhe sipas saj gjithë secili ka punët e tij, duke nënkuptuar kështu që vajzat thjesht kanë zgjedhur të mos shoqërohen me njëra-tjetrën.

“Nuk është se dalim ose jemi bërë për të dalë të 4. Kur jemi parë ose rastisur në një vend kemi folur. Marrëdhënia nuk është si në Big Brother VIP. Më shumë pas formatit jam shoqëruar me Kledin. Me Beniadën pak. As me Donaldin nuk jam bërë shumë. Nuk më ka dalë koha as për rrethin tim shoqëror. Secili ka punët e tij dhe unë i kuptoj.”- deklaroi Sarah aso kohe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura