Sara-Ledri-Dua bëhen sërish bashkë dhe gjithë sytë ishin mbi ta (VIDEO)

Aug 7, 2022 | 21:17
SHPËRNDAJE

Sa herë ata bëhen bashkë, rrjeti çmendet- Dua Lipa-Ledri Vula- Sara Hoxha.

3 protagonistët janë shumë në rregull dhe të qartë me raportet e tyre, por njerëzit jo të gjithë mund ta perceptojnë harmoninë mes dy ish-ave (Duas dhe Ledrit) dhe dikujt me ish-të dashurën e partnerit(Sarës dhe Duas).

Ditën e djeshme Ledri ka performuar në “Sunny Hill Festival” dhr sigurisht mori gjithë mbështetjen e Duas dhe Sarës. Ai është fotografuar duke biseduar me Duan pas performancës teksa ajo e ka mbështetur edhe në rrjetet sociale.

Lojtës Videosh

00:00
00:09

Ndërkohë natën e dytë të “Sunny Hill” Sara publikoi këtë foto me Duan:

Megjithatë këtë herë ata nuk kanë shkrepur ndonjë foto të tre.

Ledri Vula dhe Dua Lipa nisën të frekuentoheshin në vitin 2013- të, kur këngëtarin nga Kosova e njihnin të gjithë, ndërsa Dua po tentonte të çante në tregun e vështirë britanik. Ata i kemi parë disa herë bashkë nëpër rrjete sociale, por lidhja e shumëpërfolur nuk zgjati shumë.

Verën e kaluar teksa ndodhej në Tiranë Dua u takua me partneren dhe vajzën e Ledrit teksa të gjithë publikuan foto gjatë takimit në rrjetet sociale, duke habitur jo pak fansat e tyre.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Sara tha se ndihet shumë rehat me veten dhe nuk ndikohet nga e shkuara e Ledrit.

Qëndrova pak me Duan, konsumuam një kafe familjarisht. Pastaj Dua donte të takonte Poem dhe bëmë disa foto. Siç kam patur shumë komente të mira kam patur edhe negative se “Si e takove ti atë”. Mua nuk më intereson e shkuara e Ledrit dhe nuk ndikohem. As ai nuk e ka problem të shkuarën time. U takuam kur isha 25-26 vjeç kështu që nuk ka asnjë problem. Madje unë them “shyqyr” që ka qenë Dua dhe jo ndonjë tjetër. Dhe me Dafinën kam raporte të mira. Është super gocë, e respektoj, më respekton!“- tha Sara.

Vetë Ledri i pyetur pak javë më parë nëse është bërë pishman që i ka dhënë fund lidhjes me Duan pasi me të mund të kishte mundësi për zgjerimin e karrierës jashtë vendit, tha: “Unë dua të mbetem në tregun tonë, po të doja do kisha bërë bashkëpunime me të jashtmit, por unë vazhdoj të bëj këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura