Sara Hoxha zbulon detaje nga bashkëjetesa me Ledrin, tregon çfarë ndodh sa herë që burri pi ndonjë gotë më shumë

Aug 11, 2020 | 22:13
SHPËRNDAJE

Tashmë që Sara Hoxha nuk na fshihet më me barkun e saj të rrumbullakosur, nuk nguron edhe të na tregojë detaje nga bashkëjetesa me Ledri Vulën.

ledri sara

Në Instagram, Sara ka publikuar një foto nga një darkë festive me Ledrin dhe me sa shohim, bukuroshja qëndron në timonin e makinës.

Me këtë Sara na ka zbuluar se Ledri ka pirë pak dhe nuk është në gjendje të marrë makinën. PO ashtu ajo na tregon se shoferja sa herë që burri e kalon pak me pijen timonin e merr ajo vetë, pasi tani që është në pritje të ëmbël nuk mund të pijë alkool.

E megjithatë Ledri t’i bën një super foto partneres së tij që qëndron në timon me një fustan të ngushtë pas trupit.

“Kur ai pi e ngas unë makinën, por ai sërish do të bëjë fotografi”, shkruan Sara në përshkrimin e fotos.

Ledri dhe Sara janë në pritje të një vajze dhe lajmin për gjininë e bënë me dije pak ditë më parë me një video të ëmbël në Instagram.

sara 12

ledri vula sara hoxha Sara Hoxha ledri vula sara hoxha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura