Sara Hoxha është në ditët e saj të fundit shtatzënisë dhe blogerja po has vështirësi me rrobat, pasi nuk i bien më.
Megjithatë, ajo ka gjetur shpëtim tek gardëroba e partnerit të saj, Ledri Vulës.
Sara Hoxha publikoi një foto në rrjetet sociale, e veshur me rrobat e këngëtarit, që mesa duket janë shumë të rehatshme për të.
Ajo u shpreh se vetëm atletet nuk janë të tijat dhe veshja e Ledri Vulës ka qenë shpëtim për të.
“Vetëm atletet nuk janë të tijat dhe ky ka qenë një shpëtim për mua kohët e fundit,”- shkroi Sara Hoxha, krahas imazhit ku pozon e veshur me rrobat e partnerit.
Çifti, që bënë publike lidhjen e tyre gjatë karantinës, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ledri Vula dhe Sara Hoxha do bëhen prindër të një vajze, që pritet të lindë dita-ditës.