“Sapo ra një tërmet i fortë në Shqipëri dhe do të ketë….”- Çfarë parashikoi sizmiologia amerikane

Dec 4, 2019 | 19:06
SHPËRNDAJE

Menjëherë pas goditjes së fortë të tërmetit në Durrës, një sizmologe e njohur amerikane, e quajtur Lucy Jones shkroi në Twitter se ka të ngjarë që tërmeti të ketë shkaktuar dëme dhe viktima.

lucy-jones

“Një tërmet me magnitudë 7.4 që sapo goditi Shqipërinë, ka të ngjarë të ketë shkaktuar dëme dhe viktima. E vendosur afër bregdetit, ka disa qytete të vogla aty pranë, me ndërtesa të cenueshme. Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tiranë”, shkruante ajo në Twitter, fjalët e së cilës rezultuan të vërteta pasi tërmeti shkaktoi rreth 50 viktima e mijëra ndërtesa të dëmtuara.

Dy ditë më vonë, sizmologia nga Kalifornia shkruan se pas goditjet do të jenë të shumta, siç edhe rezultoi.

“Tërmeti shqiptar ka një sekuencë energjetike pas tërmeteve. Sa tërmete të mëdha që mund të prodhojë një tërmet mund të ndryshojnë”, shkruan ajo.

“Shqipëria duhet të presë që të ndiejë tronditje për shumë muaj por niveli do të ulet. Ky tërmet është i ngjashëm në madhësi me tërmetin e Northridge në 1994 në Los Angeles. Lëkundja e fundit e Magnitudë 5 në Northridge ndodhi 3 vjet pas goditjes kryesore”, shkruan ajo po atë ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura