“Sapo ndërroi jetë”, “O, mos”- Lajmi për vdekjen e Bujar Nishanit trondit demokratët, si reaguan kur e morën vesh

May 28, 2022 | 15:38
SHPËRNDAJE

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani i ka tronditur të gjithë.

Nishani ndërroi jetë mesditën e së shtunës në një spital në Berlin, ku po kurohej.

Ndërkohë emri i tij po votohej gjatë ditës së sotme në Këshillin Kombëtar të PD-së, për Kryesinë e re.

Teksa anëtarët e Komisionit po numëronin votat, morën lajmin e trishtë për vdekjen e Nishanit.

Një prej anëtareve i tregon kolegut të saj në celular lajmin.

“O, mosss”- dëgjohet duke thënë ai. Ndërsa ajo shton: “Sapo”.

Shikoni videon për të parë reagimin e tyre

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura