Sandër Lleshi emërohet zv.ministër i Brendshëm, Rama poston foto pas mbledhjes së qeverisë

Nov 6, 2018 | 11:57
SHPËRNDAJE

Pas seancës jashtë të jashtëzakonshme sot në Kuvend për votimin e shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë.

sander lleshi - gjeneral_bthmb

Sipas informacioneve bëhet me dije se është bërë zyrtar emërimi i Gjeneral Sandër Lleshit si zv/ministër i Brendshëm.

“Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm”, shkrujti Rama në një postim në mediat sociale.

Tashmë Lleshi edhe pse do të jetë zv.ministër ai do të ketë atributet e Minstirt të Brendshëm, edhe pse nuk u dekretua nga Presidenti Ilir Meta.

FOTO/ Pas shkarkimit të Xhafajt, Rama shtrëngon duart me Sandër Lleshin

Vetëm pak çaste pasi maxhoranca në Kuvend ka votuar me 75 vota pro shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga detyra si ministër i Brendshëm, e teksa ritheksoi besimin e plotë se zgjedhja e bërë për pasuesin e tij, Rama ka postuar një foto me Sandër Lleshin, duke e quajtur “Foto e Ditës”.

rama lleshi

“Kam shumë besim se Sander Lleshi, jo vetëm nuk do të zhgënjejë askënd, por do të japë shtysë të fortë në drejtmin e Punëve të Brendshme. Ai në krye të Punëve të Brendshme, është njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur si përfaqësues i shumicës së duhur sot dhe nesër i Republikës së Shqipërisë”- tha Rama sot ne Kuvend, teksa ritheksoi se ai do te jete ne detyre si zevendesminister i Brendshem me kompetencat e ministrit.

Fatmir-Xhafaj-voton-parlanenti-shkarkimi2

Rama theksoi se nderkohe  Ilir Meta, se do të ketë ende kohë për të dekretuar Sandër Lleshin si ministrin e ri të Brendshëm, edhe pse afati ligjor ka skaduar.

Fatmir-Xhafaj-voton-parlanenti Fatmir-Xhafaj-voton-parlanenti-shkarkimi Fatmir-Xhafaj-voton-parlanenti-shkarkimi1 Fatmir-Xhafaj-voton-parlanenti-shkarkimi2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura