Samiti për krijimin e Komunitetit Politik Europian/ Rama takohet me 3 kryeministra në Pragë, mes tyre edhe Mitsotakis

Oct 6, 2022 | 18:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Irlandës, Michael Martin, me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez dhe me atë grek, Kyriakos Mitsotakis.

Nuk dihet ende se çfarë ka biseduar Rama me tre kryeministrat, pasi nuk ka asnjë informacion zyrtar nga  Kryeministria.

Takimet mes tyre janë zhvilluar në Pragë, ku Rama ndodhet në mesin e 44 udhëheqësve që marrin pjesë në takimin inaugurues të së ashtuquajturit Komuniteti Politik Europian.

Megjithëse mbetet për t’u parë se çfarë do të bëhet ekzaktësisht me këtë organizëm, ideja fillestare është t’i kujtohet shumicës së evropianëve (Rusia dhe Bjellorusia nuk janë të ftuar) se ata ndajnë diçka më të lartë sesa vetëm një gjeografi të përbashkët, pra disa ideale dhe një fat të përbashkët.

Kujtojmë se takimi mes liderëve europianë po zhvillohet brenda territorit të kështjellës ku dikur nisi Lufta Tridhjetëvjeçarem në Pragë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura