Samiti i Vjenës, Berisha: Rama shkoi si dështak, qëndroi si shtiak dhe kthye cullak

Aug 27, 2015 | 20:20
SHPËRNDAJE

Pas mbylljes së Samitit të Vjenës kanë ardhur edhe reagimet e para se si u përfaqësua Shqipëria nga kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian, si Komisioneri Hahn dhe Kancelarja Merkel.

Sali Berisha
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti shumë të rëndësishëm këtë Samit për vendet e Ballkanit duke veçuar dialogun mes palëve dhe përfitimet në infrastrukturë që këto vende mund të ndërmarrin nga BE.

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha kritikon ashpër kryeministrin Edi Rama për deklaratat e mbajtura në samit. Sipas tij, Shqipëria prezantohej në pozita aspak të favorshme për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve drejtuar vendeve të zhvilluara të Unionit si Gjermania, ndërsa Kryeministri kërcënoi se do t’u hapte probleme Bashkimit Europian nëse nuk do të ndihmonte në këtë drejtim.

“Keshtu qe, e shnderruar ne nje problem tejet te mprehte per Europen, Shqiperia shkoi aty me e pabesueshme dhe me shqetesuese per BE se sa kurre ne keto 20 vite. Kjo eshte arsyeja qe i vetshpalluri “lideri” i Ballkanit, Edi Rama, shkoi ne Vjene si deshtak, qendroi aty se shtiak, rrahu gjoksin per suksese imagjinare por doli siç eshte, paranojak, kercenoi se eshte furioz dhe mund te hape probleme por i rane pantallonat (por jo ne stadium, po ne salle) per te mos thene ai u kthye cullak.”,-ka shkruar Berisha.

Sipas tij, gjëja e mirë që kishte bërë Rama në Samitin e Vjenës ishte mosmarrja e mediave që qëndrojnë pranë qeverisë nga Shqipëria me vete.

“Ne Samit, perveç disa shpotive ndaj ekspozes se tij iluzive dhe kercenuese, nuk ja vari njeri. Per Ramen ne kete Samit tingellonin aktuale vargjet e Pashko Vasos “te shkone bota sypri e me kamë te shklet, nje fjale te mire kerkush nuk ta flet”. Por Rama kishte bere nje gje shume te mire, kishte degjuar Fugen dhe kishte anulluar marrjen e mediave te tij ne Vjene, nderkohe kishte porositur Mr. Klliren dhe çunat e Hakmarrjes ta qetesonin dhe ngushellonin pak ne gazetat e tyre duke e mbrojtur nga sulmet e Berishes”,-ka shkruar ish-kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura