Samiti i SEECP, Meta: Konkretizim të bashkëpunimit ekonomik rajonal

May 23, 2015 | 9:44
SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë fjalës në ditën e dytë të Samitit të SEECP-së që po mbahet në Tiranë, kerkoi bashkëpunim konkret mes vendeve të rajonit për krijimin e një hapësirë të përbashkët tregtare, konkuruese në tregjet globale.

“Bashkëpunimi rajonal konkretizohet vetëm përmes heqjeve të barrierave, fuqizimit të shkëmbimeve tregtare, konsolidimit të zonave rajonale ekonomike dhe zbatimit të vërtetë të marrëveshjeve të tregëtisë së lirë. Ne duhet ta trajtojmë rajonin si një hapësirë të përbashkët për të konkuruar më denjësisht dhe në mënyrë më të suksesshme në tregjet globale”- tha Meta.

Ai theksoi se ndërveprimi dhe ndërlidhja duhet të jenë prioritetet tona kryesore. |Ndërlidhje përmes përforcimit të rrjetit infrastrukturor, rrugor e hekurudhor dhe forcimit të lidhjeve energjike për të ardhmen. Duke kontribuar kështu edhe për sigurinë energjitike të kontinentit tonë si një rajon me rëndësi strategjike. Ndërveprim për ato çështje që na prekin të gjithë, veçanërisht ato në funksion të mbrojtjes së mjedisit”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura