Samiti i NATO-s/ Kryeministri Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka drejt Madridit. Ja cili do jetë fokusi i takimit tre ditor

Jun 28, 2022 | 15:48
SHPËRNDAJE

Liderët e NATO-s mblidhen këtë të martë në Madrid, në atë që konsiderohet një prej samiteve më të rëndësishme të aleancës perëndimore në vitet e fundit, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë. 

Rama-Rusi-600x329

Delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në punimet e Samitit është nisur për në Madrid.

Ky delegacion kryesohet nga kryeministri Edi Rama dhe pjesë e tij është edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

“Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë. Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022”, njofton ministria e Jashtme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më 27 qershor se në samitin treditor, do të arrihet pajtueshmëri për një paketë të re të ndihmës për Ukrainën në fushën e komunikimeve, sistemeve anti-dronë dhe naftës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura