Samiti i 31 NATO-s i destinuar për të bërë histori. Shqipëria e mbërthyer nga “paniku” i tërmetit dhe lufta për pushtet brenda establishmentit të Oligarkëve”

Dec 3, 2019 | 9:00
SHPËRNDAJE

Flamur-Shqiptar-NATO-CV-Anglisht-819x1024

 

GJENERAL AHMETAJ/ Së pari (food for thought): Sot dhe nesër (datë 3 & 4 dhjetor 2019), në afërsi të Londrës (Watford), mbahet Samiti i 31 NATO-s. Në70 vjet histori, NATO ka zhvilluar 31 Samite, nga të cilët para 11 (nëçdo 4 vjet)  dhe 21 mbas vitit 1990 (afërsisht çdo 1 vit e gjysëm).

Shifratflasin vetë/fortë për dinamikën e ndryshimeve të ambjentit të sigursisë dhe natyrën e paparashikueshme(asimetrike) të kërcënimeve kundër kundër tërësisë teritorale dhe kredibilitetit të Alances si “garant besimi” për ruajtjen dhe promovimin e vlerave universale (demokratike) të njerëzimit. Kosova ishte provadheproduktii fuqisë sëNATO-s.

Samiti mbahet kur sfidat dhe pritshmëritëndaj NATO-s janë më të mëdha që nga koha e luftës së ftohtë, dhe sidomosdoshmëripër të adaptuar kursin dhe modernizuar kapacitetet e Aleancës në përballjen me kërcënimet e sigurisë (terrorizmi, rreziqet kibernetike, krizat e refugjatëve, ekstremizmi i dhunshëm; kohezionit brenda vendeve anëtare; destabiliteti pasojë e demokracive të dështuara dhe shteteve të kapura nga korrupsioni dhe krimi organizuar; materializimii qasjes së Presidentit Trump mbindarjen e barrës dhe rritjen e 2 % shpenzimeve të mbrojtjes;forcimin e marrëdhëniet transatlantike(BE&SHBA) në mënyrë që NATO të jetë e aftë për tu përballur me çdo kërcenim, në çdo kohë dhe nga çdo drejtim që të vijnë.

Ish-Presidenti i SHBA, John Kennedy në hapjen së Konferencës se Munihut të vitit 1963, citoi: “Ti hedhim sytë përtej rreziqeve të së sotmes, te shpresat e së nesërmes”.Kështu, përtej protagonizmit për të rritur peshën gjeopolitike, janë plotë shpresa se, në këtë Samit do të ri-konfirmohet vizioni, përgjegjshmëria shtetërore, vullneti, solidariteti, iniciativat, projektet, programet, mbështetja e nevojshme financiare për modernizimin ekapaciteteve të afta në përballjen me rreziqet, kërcënimet dhe sfidat e sigurisë, paqes, lirisë, prosperitetit dhe stabilitetit demokratik në hapësirën Euroatlantike.

Së dyti,si po shkon Shqipëria në këtëSamite mbërthyer nga “paniku” i tërmetit, shtetit të dështuar nga lufta për pushtet brenda establishmentit të oligarkëve”.

 

1.Mbas anëtarësimit në NATO (prill 2009), ka marrë pjesë në 8 Samite, 5 nga të cilët përkatësisht në Wales, UK (2014), Varshavë (2016), në dy Samitet  e Bruksel-it (2017/2018), si dhe këtëSamit (UK),Republika e Shqipërisëështë përfaqësuar nga Kryeministri, edhe pse mbetet “një paqartësi kushtetuese”, me përcaktimin (definicionin) zyrtar të NATO-s, për tu përfaqësuar nga kryetarët e Shteteve(heads of state).

2.Fatkeqësisht është fakt, se vendi ynë ka bërë hapa mbrapa dhe ka dështuar “me sukses nëpërpjekjet prapagandistike” për modernizimin e sistemit të mbrojtjes kombëtere dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të NATO-s.

Paraprakisht gjej relevante të përmendim se, edhe 9 vende të tjera nga 3 para vitit 2016(= 12 gjithësej), i janë përgjigjur thirrjes se Presidentit Trump, duke arritur 2 % të GDP-së, ndërsa nëshpenzimet e mbrojtjes janë shtuar rreth $130 billion.

Ndërsa Shqipëria nga një ndër 5 vendet model (2012), Samit pas Samiti (pa përfshirë statuset në facebook tweeter, etj.),është e rreshtuar e fundit fare(2019) mes 29 vendeve të NATO-s. Kjojo vetëm për uljen drastike (rreth 1 %) tëshpenzimeve reale për mbrojten (pa konsideruar shpërdorimete buxhetit të mbrojtjes me VKMpër spitalin e traumës, emergjencat civile, për helikopterët, blerje pajisjesh mbrojtëse dhe shpërblimin e personelit të Ministrise se Brendshme për përballjen me demostruesit e lirë brenda vednit), por edhe për “destabilitetin” politik,deformimin bollshevik të balancave të pushtetit; shpërdorimin e ligjit nëpërdorimin e Forcave të Armatosura (përshirjen, në kundërshtim me kushtetutën, të Kryeminsitrit nëzinxhirin e komandimit për raste gjendjeve të jashtëzakonshme dhe emergjencash);mosushtrimi i përgjegjësive dhe shpërdorimi i mekanizmave kushtetuese “si bark shpëtimi” e panikut nga reforma në drejtësi e oligarkëve;gradimet/çgradimet politike dhe emërimet me konflikt interesi në funsionet kushtetuesedhestrukturat e kontrollit-civil demokratik; klientalizëm/korrupsion me Planin e Përhapjes/objektet dhe burimet e mbrojtjes së Forcave të Armatosura, etj.

Së treti,disa rekomandime startegjike për qendrime të mundshme të Republikës së Shqipërisë nëkëtëSamit:

  1. Mirënjohjen e mbarë shqipatrëve (jo prapagandë banale) ndaj vendeve partnere për solidaritetin dhe mbështetjen e pakushtëzuar dhënë për tejkalimin e pasojave të termit të 26 nëntorit 2019;
  2. Të mbështesë përpjekjet e Aleancës për t`u adaptuar/transormuar; të marrë/ndajë barrën, përgjegjësitë në operacionet e NATO-s në Afganistan, Kosovë, Irak, Bosnje Hercegovinë, Gjeorgji, Ukrainë etj; kontribuojë me kapacitetet e përparuara; garantojësolidaritet të “pa-kushtëzuar” dhe konsensus për të gjitha projektet dhe angazhimet në interes të mbrojtjes dhe sigurisë kolektive;
  3. Të ndjekë me shqetësim veprimet e Rusisë dhe Kinës në kufijtëlindorë, rajonin e Ballkanit dhe është e gatshme që të kontribuojë, memaksimumin e mundësive, me kapacitetet e veta kombëtare për këte qëllim;
  4. Të mbështesëpërpjekjet e Aleancës për një qasje të përbashkët (përshirjen e artikullin 5)ndaj kërcënimeve asimetrike të sigurisë, si: terrorizmi, rreziqet kibernetike (G5), konfliktet civile, pasojat e shtetve të dështuara, ekstremizmi i dhunshëm, krimi i organizuar, siguria e mjedisit, emergjencat civile, përballimin e krizës së refugjatëve, etj;
  5. Të mbështesë forcimin e marrëdhënieve trans-atlantike dhe të konfirmojërolin jetik të SHBA në sigurinë dhe mbrojtjen kolektive, përfshi prezencën në rajonin e Ballkanit;
  6. Të mbështetë çdo iniciativë & projekt për zhvillimin diplomacisë dhe forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe strukturat e tjera të sigurisë globale;
  7. Të shpreh mirënjohjen për rolin thelbësor tëNATO-s për të garantuar stabilitetin e rajonit, dhe t`i kërkojë vendeve të Aleancës të qëndrojnë në Kosovë deri sa FSK të kenë siguruar legjitimitetin e plotë, kapacitetedhe aftësitë për të marrë dhe ushtruar përgjegjësitë për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe sigurisë së
  8. Të mirëpresëMaqedoninë e Veriut, si vendin e 30 tëAleancës. Ky zgjerim i shërben sigurisë, paqes dhe stabilitetit, frymëzon dhe promovon përpjekjet e vendeve të tjera të rajonit, (si Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinë), për përmbushjen e kërkesave për anëtarësim. Të angazhohet të mbështesë me ekspertizë dhe eksperiencën e saj 10 vjeçare udhëtimin e këtyre vendeve në rrugën drejt anëtarësimit, zhvillimin e masave të mirëbesimit recipriok, projekteve dhe kapaciteteve të përbashkëta “smart”, për vëzhgimin e hapësirës ajrore dhe policimin ajor, mbrojtjen kibernetike, luftën kundër terrorizmit, emergjencat civile, etj.
  9. Mbetet e ndërgjegjshme (jo të mashtrojë vetëveten) se ka patur ulje të buxheti i mbrojtjes në 6 vitet e fundit dhe të angazhohet duke përcjellë edhe konsensusin e opozitës zyrtare tëTiranës(jo Gjuzarëve, sekerëve, rrogëtarëe dhe matrapazëve)se, duke filluar nga vitin 2020shpenzimetreale për mbrojtjen do jenë 1.4 % GDP, duke arritur 2% të GDP në vitin 2024, me synimin e zhvillimit të kapaciteteve të afta për përballimin e sfidave të sigurisë së qytetarëve dhe shoqërisë, si dhe përmbushjes së detyrimeve në kuadër të NATO-s.
  10. Përmbushjen me cilësi të të gjitha përgjegjësive dhe detyrimet që i përkasin vendit pritës (HostNation), që burojnë nga marrëveshja mbi statusin e forcave (SOFA), të nënshkruara nga vendi ynë, në mënyrë që, sa më shpejtë, projekti i NATO-s për bazën ajrore të Kucovës të behet realitet.
  11. Përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit në përputhje me sistemin e mbrojtjes kolektive, duke de-politizuar sistemin, de-kriminalizuar e de-diskretituar institucionet, trasformuar strukturat, mirë-harmonizuar balancat, rritur shpenzimet, trajtimin e personelit, si dhe përditësuar e modernizuar kapacitetet e sigurisë dhe mbrojtjes mbarë-kombëtare.

E fundit, por mbi të gjitha, në reformat e sigurisë dhe mbrojtjes, nuk vlejnë as protagonizmi, as privatizimi i festavedhe dashurisë për mëmëdhenë, as triumfalizmi “mbi kundërshtarët politikë”, as shpërdorimi prapagandistik i përgjegjësive, institucioneve dhe mekanizmave kushtetuese si gomone shpëtimi për oligarkët e tmerruar nga reforma në drejtësi, por,dashuria, nderimi dhe përulësia për vendin, vizioni afatgjatë dhe përkushtimi në ushtrimin e detyrave shtetërore, përgjegjësia e lartë ndaj interesave mbarë-kombëtare, besimi në vlerat demoratike dhe “bekimi” nga/ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO.

Gjeneral Piro AHMETAJ,

Zëvendës President i Këshillit të Atlantikut, dhe ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës;

Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA;

Përfaqësues Kombëtar në Komandën Supreme të NATO-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura