Samanta: Pse zgjodha të pozoj para fotografit personal të Skivit

Oct 8, 2015 | 13:45
SHPËRNDAJE

IMG_4900

Këngëtarja Samanta Karavella vjen me një stil krejt ndryshe në setin e ri të fotove, që ka realizuar këtë vjeshtë. Ndërkohë që po punon në studio këngën më të re, ka preferuar të realizojë disa foto të reja në stilin “street style”. Me xhinse të grisura, këmishë të lidhur në bel, dhe flokë të zeza, është profili i ri këngëtares, ku shfaqet pak më rep.

“Zgjodha versionin ‘street style’, meqë s’kisha pozuar pre kohësh kështu, dhe për këtë vendosa të realizoj setin me fotografin personal të Skivit, Dardan Sadikun. Mesa kam parë, njerëzit më kanë pëlqyer me këtë stil”, tha Samanta. Artistja u pëfol shumë për bashkëpunimin me reperin e njohur nga Kosova, Skivin. Ata u konsideruan një kombinim perfekt artistësh në klipin e tyre, për titullin e të cilit përdorën inicialet e emrave të tyre, “SS”. Samanta së fundi duket që ka investuar shumë për trupin, duke u shfaqur në formë dhe e palestruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura