Samanta Karavella preferon reperat nga Kosova, këtë verë duet me Skivin

Jul 24, 2015 | 13:58
SHPËRNDAJE


Këngëtarja Samanta Karavella po punon për publikimin e dy klipeve të reja, që priten të jenë hite të verës. Aktualisht këngëtarja është angazhuar për xhirimet e videoklipit të parë në bashkëpunim me reperin e njohur nga Kosova, Skivin e “Baba Stars”.

Ai është një nga reperat më të pëlqyer të momentit dhe së fundi ka bërë bujë me këngën “Emrin qysh e ki”, në bashkëpunim me Onat, reperi tjetër nga Kosova me të cilin Samanta ka një këngë. Pas përfundimit të këtij klipi, Samanta do të punojë direkt për klipin e dytë të nxehtë të verës. Nuk dihet se cili do të jetë look-u i saj dhe veshjet që do të zgjedhë për t’u prezantuar këtë verë, ndërkohë që ka punuar shumë për linjat, duke u ushtruar në palestër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura